Kampionati Kombetar i karates 2023
Home » Uncategorized  »  Kampionati Kombetar i karates 2023
Kampionati Kombetar i karates 2023

Sot Erla dhe Ema Demirxhiu moren pjese ne Kampionatin Kombetar te Karates per femije, ku Erla mbajti per te gjashtin vit radhazi titullin Kampione Kombetare, disiplina Kumite, ndersa Ema ne debutimin e saj te pare ne disiplinen Kumite, ku u shpall Kampione Kombetre ne Karate per femije, mosha 8 vjeçe, si dhe vendi i 3-të ne disiplinen Kata..

Në Kampionatin Kombëtar të fëmijve në Karate 2023,skuadrat tona arritën një sukses spektakolar,duke fituar në total me 14 sportistë 8 medalje Ari, 3 medalje Argjendi dhe 5 medalje Bronxi.
Ekipi i "Shkolla Jopublike Kristaq Rama me 11 sportistë fitoi 6 medalje Ari, 3 medalje Argjendi dhe 4 medalje Bronxi.
Ekipi "Black Belt Alb" me 3 sportistë fitoi 2 medalje Ari dhe 1 medalje Bronxi.
Nuk mund të le pa përmendur kurajon e kampiones tonë të vogël 8 vjeçare Ema Demirxhiu e cila ishte me temperaturë 38.5 gjatë kohës që ndeshej,duke fituar e merituar plotësisht medaljen e Artë,gjithashtu Erla Demirxhiu për të 6-tin vit radhazi kampione,binjakët e magjishëm Soni dhe Sara Koçi të cilët u shpallën kampionë të dyfishtë në të dyja disiplinat,gjithashtu Ensel Mollën me ndeshjet epike në finale që u shpall sërish kampion,si dhe Arsa Topallin me një ndeshje spektakolare sërish kampione,gjithashtu edhe nënkampionët Alges Topalli,Noel Paço,Helja Osmani,por edhe vendet e treta Amelia Liaci,Dael Osmani,Fjordi Skënderaj,Arsi Misku e Aries Bilibashi qe luftuan fort e dolën me kokën lart nga tatami.Jam shumë krenar që jam traineri dhe profesori i këtyre sportistëve të mrekullueshëm.Urime dhe suksese të tjera ekipit.

karate #emakarate #erlakarate #blackbelt #karatedo #karatekid #karatelife karatelove #wkf #wkfvideo #champion #karategirl #karateteam